Shkolla me ritme te ndryshme
- Vassilis Stamatopoulos
- May 23, 2024
- 2 min read

Historitë e ndara nga mësuesit, fëmijët dhe prindërit nuk janë të rralla. Fëmijët që nuk
mund të marrin dot pjesë në eskursionet e shkollës sepse prindërit e tyre nuk mund
të paguajnë per to, fëmijë që nuk kanë para apo diçka të vogël për të ngrënë gjatë
ditës kur janë në shkollë. Në raste ekstreme por jo të rralla, fëmijët që iu bien të fiktët
nga uria në shkollë.
Në mungesë të përgjegjshmërisë politike dhe veprimit nga shteti, prindërit dhe stafi
mësimor më së shpeshti bashkohen në përpjekjet e tyre për të adresuar dhe
përmirësuar situatën në njësitë e tyre shkollore. Ata krijojnë fonde, formale ose
joformale, për të mbështetur fëmijët, familjet e të cilëve po përjetojnë probleme
financiare. Shumica e këtyre fondeve ndihmojnë nxënësit e shkollave në nevojë, në
mënyrë anonime.
Po përse fëmijët duhet të mbështeten në iniciativat e të rriturve? Pse shteti nuk ka
ndërmarrë masa për të mbrojtur nxënësit?
Pabarazia arsimore është një aspekt, një dimension i pjesshëm i patogjenezës më të
madhe të pabarazisë ekzistuese sociale. Në thelb, pabarazia arsimore bazohet në
pabarazinë sociale. Kur sistemet arsimore funksionojnë mbi bazën e pabarazisë
sociale ekzistuese, ato e riprodhojnë dhe e përforcojnë atë, duke krijuar kështu një
rreth vicioz.

Fëmijët hyjnë në mjedisin shkollor të ngarkuar me atë që Bourdieu e quan kapitali
arsimor i familjes së tyre. Aty ku kapitali arsimor i referohet diferencimit që ekziston
midis familjeve të klasave të ndryshme sociale ekonomike, për shembull, familjet e
klasës së ‘lartë' kanë shumë më tepër gjasa t'u 'trashëgojnë' fëmijëve të tyre privilegje arsimore, të tilla si aksesi i lehtë ne letërsi, art dhe, mbi të gjitha, akses më
të lehtë në universitet.
Në të vërtetë, UNESCO thekson se si e drejtë për fuqizim, arsimi është mjeti kryesor
përmes të cilit njerëzit e margjinalizuar ekonomikisht dhe socialisht mund të dalin nga
varfëria dhe të fitojnë mjetet për të marrë pjesë plotësisht në komunitetet e tyre.
E drejta për arsim është e rrënjosur thellë në pabarazitë sociale, duke kërkuar që
kërkesat shtetërore, politike dhe ekonomike të jenë të pranishme për të gjithë fëmijët.
Por këto kërkesa, duke gjykuar nga rezultati dhe faktet siç u përmend më lart, nuk
janë një prioritet i politikës ekonomike në përpjesëtim me nevojat që ekzistojnë.
Por cilat janë masat që mund të përfshihen në mënyrë direkte nëpër shkolla?
Edhe pse një ndryshim rrënjësor në strukturën e shkollës për të luftuar pabarazitë
socio-ekonomike në mjedisin shkollor është një proces i vështirë, i dhimbshëm dhe
afatgjatë, ka disa masa më të lehta për t'u zbatuar që mund të përfshihen në shkolla.
Disa nga këto masa janë:
Krijimi i një buxheti të veçantë për të mbështetur financiarisht ekskursionet arsimore.
Krijimi i një partneriteti me mensat e shkollave për të ofruar një ushqim të lehtë të vogël dhe të shëndetshëm falas për të gjithë nxënësit në shkollë.
Përmirësimi dhe mbështetja e mëtejshme e programit gjithëditor të shkollës.
Mbështetje e mëtejshme, si p.sh. programet e mbështetjes psikologjike nëpërmjet
Psikologëve Edukativë të shkollave.
Comentarios