Programi innovator “Future Integrity Leaders” u prezantua në “Festivalin e parë
Hyrës për Shkollat Fillore dhe të Mesme në Oreokastro”. Këtu loja “Hot Potato” u
demonstrua për herë të parë në një fazë testuese si pjesë e zhvillimit të
programit. E krijuar për të nxitur lidership dhe integritet, “Hot Potato” ofron një
eksperiencë edukative unike përmes një loje ndërvepruese dhe gjithëpërfshirëse.
Dinamikë loje inovatore
Studentët e përzgjedhur nga dy shkolla në zonën e Selanikut morën pjesë në
fazën fillestare, duke pasur mundësinë të përjetonin aspekte të lojës si
vendimmarrje e shpejtë dhe dilemma etike. “Ht Potato” sfidon lojtarët të marrin
vendime të shpejta nën presionin e kohës duke zhvilluar aftësi të dobishme për
situate në jetën reale.
Reagimi pozitiv
Eventi testues mori përgjigje entuziaste nga mësues dhe student bashkë, shumë
prej të cilëve vlerësuan metodën e lojës për të mësuar rreth integritetit në një
mënyrë zbavitëse dhe gjithëpërfshirëse. Mësuesit gjithashtu morën një kuptim
më të thellë të objektivave më të gjera të projektit “Future Integrity Leaders”, dhe
duke kuptuar efektin e tij potencial në metodat edukative.
Perspektiva për të ardhmen
Të inkurajuar nga testimi i suksesshëm në Oreokastro, po planifikojmë të
përmirësojmë “Hot Potato” bazuar në reagimin e marrë. Qëllimi ynë është të
zgjerojmë përdorimin e saj në më shumë shkolla dhe grupe studentësh, duke
zgjeruar influencën e lojës.
Qëndroni të përditësuar
Na qëndroni pranë për përditësime të mëtejshme mbi projektin “Future Integrity
Leaders” dhe zhvillimet e lidhura mbi aplikacionin e lojës “Hot Potato”
Comentarios